​Parashutistët dhe kalorësi me veshje kombëtare festojnë në Prekaz

Aktuale

​Parashutistët dhe kalorësi me veshje kombëtare festojnë në Prekaz

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 12:36
Kalorësi me veshje kombëtare

Teksa sot po festohet dita e 28 Nëntorit, në Prekaz disa qytetarë kanë vendosur që këtë ditë ta shënojnë me aktivitete të ndryshme.

Në Prekaz, aty ku shënohet ditëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, në Memorialin me po këtë emër, janë parë disa parashutistë me flamurin e Kosovës e Shqipërisë teksa po fluturonin në qiell.

Por edhe në tokë, një qytetar zgjodhi ta festojë në një mënyrë të veçantë. Ai u pa i veshur me veshje kombëtare teksa po kalëronte në afërsi të Kompleksit Adem Jashari në Prekaz.

Këto pamje duket se i ngjasonin personaliteteve historike që flijuan jetën e tyre në mënyrë që sot vendi të festojë i lirë e i pavarur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat