“Mëkat i madh” - Avokati Gazmend Halilaj: Mos iu besoni atyre që i japin të drejtë vetes për të shitë dhe falë territor

Aktuale

“Mëkat i madh” - Avokati Gazmend Halilaj: Mos iu besoni atyre që i japin të drejtë vetes për të shitë dhe falë territor

Nga: N. Sh. Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 19:05
Gazmend Halilaj

Avokati Gazmend Halilaj duke uruar përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, thotë që mos t’u besohet atyre që thonë se përpjekjet për liri kanë filluar dhe mbaruar në vitin 1998-99.

Halilaj përmes një postimi në Facebook, shton se personat e tillë duan që çdo meritë që t’ia atribuojnë vetës.

Ai shton se, ata edhe me shitë e me falë territor i japin të drejtë vetes së tyre.

Postimi i plotë:

Miq: Kudo që jeni-urime 111 vjetori i Shqipërisë së mosvarme.

Miq-Moooos i'u besoni atyre që thonë: përpjekjet për liri kanë fillue dhe mbarue në 1998-1999.

Sepse, ata donë çdo meritë t'ia atribuojnë vetes.

Madje edhe me shitë e falë territor, i japin vetes të drejtë, duke u munduar t'na bindin, që vetëm këta janë meritorët.

Jo miq - përpjekjet për liri e pavarësi janë ndër shekuj dhe është MËKAT I MADH, t'mos i kujtojmë gjithë ato vuajtje, masakra, burgosje, djegie e dëbime të popullit tonë.

.....Qofshin të nderuar t'gjithë ata burra ato nëna qe nuk kursyen asgjë për lirinë e popullit tonë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat