Në kullën e Isa Boletinit jehoi himni kombëtar

Aktuale

Në kullën e Isa Boletinit jehoi himni kombëtar

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 19:52
Kulla e Isa Boletinit

Me veshje e motive kombëtare, qëndronin në ballë të dhomës qendrore.

Një grup të rinjsh u përkujdesën që në Kullën e Isa Boletinit të jehojë himni kombëtar.

Bashkë më ta, printe stërnipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini, që shpaloste historinë për çdo vizitorë.

Të gjithë familjarët e heroit kombëtar, u mblodhën në kullën që ndodhet në fshatin Boletin të Zveçanit.

Në mënyrë të organizuar, erdhën edhe disa ish-luftëtarë të UÇK-së.

Ata për nder të festave të nëntorit, vizituan të gjitha vendet historike të Kosovës.

Moti i ftohtë nuk e ndali as 86 vjeçarin, Shyqyri Peci, që të vinte në Boletin.

Dyert e hapura për vizitorë kjo kullë i ka për qytetarët, të cilët për nder të 28 nëntorit, kanë filluar të shkojnë qysh një ditë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat