E thotë Gazmend Halilaj: Adem Jashari ka lindur me 10 tetor, ky është politikani që i ka bërë sabotimet më të mëdha ndaj shqiptarëve

Aktuale

E thotë Gazmend Halilaj: Adem Jashari ka lindur me 10 tetor, ky është politikani që i ka bërë sabotimet më të mëdha ndaj shqiptarëve

Nga: A.Zh Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 09:08
Gazmend Halilaj

Avokati Gazmend Halilaj, ka thënë se nuk ka festë në Kosovë, që nuk kalohet pa “rrejtur”.

Ai ka pyetur se pse duhet të gënjehet që komandanti legjendar Adem Jashari ka lindur me 28 nëntor, kur ai ka lindur me 10 tetor, përcjell Bota sot.

Avokati në postimin e tij në Facebook, ka akuzuar kryeministrin shqiptar Edi Rama, për sabotim ndaj Kosovës dhe Shqipërisë në vitet e fundit.

Reagimi i tij i plotë:

Ngoni miq, e di që është eufori dhe i pranoj edhe fyerjet, por ngoni.

A ka ndonjë festë që e kalojmë pa rrejt?

Pse duhet të gënjejmë që: Adem Jashari, ka lind me 28 Nëntor, kur (Ai) ka lind me 10 tetor 1955, dhe kurrë as se ka ndryshuar, madje as kërkesë s'ka bërë për ta ndryshuar atë.

Pse duhet të gënjejmë që, e duam aq shumë vendin tonë dhe jemi në gjendje të vdesim për të, anën tjetër qe (24) vite, kërkojmë të na ruan KFOR-i.

Pse duhet të gënjejmë që Kosova dhe Shqipëria janë (1), kur sabotimet me të mëdha në vitet e fundit i kemi nga kryeministri Edi Rama?

Pse duhet të gënjejmë veten që e duam aq shumë vendin tonë, kur mjafton (3) ditë mu vonuar rroga apo penzionet dhe i mbushim rrugët me protesta, bëhemi hora e botës?

Miq: popujt që vërtetë e duan vendin e tyre, nuk e kanë asnjë këngë patriotike e as përmendore, sepse luftën për liri e konsiderojnë obligim.

E pyes veten, askënd tjetër: sa para ndaj për mbrojtje, për fondin sovran, gjatë gjithë vitit. (Asnjë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat