​Miratohet raporti me rekomandime për Projektligjin për Agjencinë e Regjistrimit Civil

Aktuale

​Miratohet raporti me rekomandime për Projektligjin për Agjencinë e Regjistrimit Civil

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Komisioni për Siguri dhe Mbrojtje ka miratuar raportin me rekomandime për Projektligjin për Agjencinë e Regjistrimit Civil. I njëjti u konsiderua shumë i nevojshëm për qytetarët, pasi do të përmirësojë segmente me të cilat përballën çdo ditë në regjistrimin civil.

Anëtari i komisionit, deputeti i LVV-së, Dimal Basha tha se ky projektligj është punuar mjaft mirë dhe ka vetëm tri amendamente, të cilat janë bërë në harmonizim me qeverinë si sponsorizues i tij.

Basha: Projektligji është punuar mirë, ka vetëm tri amendamente

“Projektligji është i punuar shumë mirë, ka vetëm tri amendamente. Të gjitha këto kanë qenë në koordinim me sponsorin(qeverinë). Kështu që vetëm po paraqes raportin me amendamente komisionit që pastaj të procedohet për në seancë”, tha ai.

Mbështetje këtij projektligji i dha edhe deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj.

Qalaj: Është projektligj shumë i rëndësishëm

“Një ligj që është tepër i nevojshëm për krejt popullatën e Kosovës. Është një prej segmenteve të ndejshme që çdo qytetarë i Kosovës ballafaqohet në baza ditore. Mendoj se amendamentet e kanë plotësuar dhe i kanë dhënë një kualitet më të mirë këtij Projektligji”, shtoi ai.

Në anën tjetër, komisioni shqyrtoi pa praninë e mediave aplikacionet për pozitën e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat