Dështon mbledhja për Fondin Sovran, Shala: Mazhoranca qëllimshëm po i ikë debatit

Aktuale

Dështon mbledhja për Fondin Sovran, Shala: Mazhoranca qëllimshëm po i ikë debatit

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 13:07
Ferat Shala

Ka dështuar shqyrtimi i Projektligjit për fondin sovran që ishte praparë të mbahet të mërkurën në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Shkak për këtë është bërë një kërkesë e mazhorancës që kjo mbledhje të shtyhet për një ditë tjetër.

Kryetari i këtij Komisioni, Ferat Shala tha se shumica parlamentare në këtë rast Vetëvendosje taktikisht po ikë nga debatet për ligje të rëndësishme siç janë ai për Fondin Sovran dhe Ligji për Metrologji.

“Sot me kërkesë të shumicës parlamentare mbledhja nuk do të mbahet, sepse ata kanë kërkuar që të shtyhet për një datë tjetër. Kërkojë mirëkuptim për paralajmërimin. Kjo është një praktikë që shumica parlamentare po e përdor taktikisht për t’i ikur debatit për Projektligjin për Fondit Sovran dhe për ligjet e tjera të ndjeshme të cilat po e prekin ekonominë e vendit. Mungesa e debatit lë për të kuptuar se kemi të bëjmë me një ligj jo zhvillimor dhe jo në përputhshmëri të plotë me procedurat dhe rregullat demokratike, si dhe ligjore për ekonominë e vendit tonë”, tha Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat