Lajçak në PE me shefin e EULEX-it, raportojnë për veriun dhe “progresin e arritur në dialog”

Aktuale

Lajçak në PE me shefin e EULEX-it, raportojnë për veriun dhe “progresin e arritur në dialog”

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 14:36
Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, së bashku me shefin e misionit europian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, Giovanni Pietro Barbano raportuan në Komitetin e Parlamentit Europian për Punët e Jashtme mbi zhvillimet e fundit në veri.

Lajçak shkroi në “X” se e informuan Komitetin edhe për progresin e arritur në dialog.

“Së bashku me kreun e EULEX-it, Gjeneral Barbano, ne përditësuam Komitetin e Parlamentit Europian për Punët e Jashtme për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe progresin e arritur në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja”, shkroi Lajçak.

“Vlerësova interesimin e deputetëve”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat