Ish-kryesuesi i KQZ-së për kërkesën e BE-së: Mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë shkel sovranitetin e shtetit

Aktuale

Ish-kryesuesi i KQZ-së për kërkesën e BE-së: Mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë shkel sovranitetin e shtetit

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 17:28
Mazllum Baraliu

Për t’u lejuar mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë, kryeministri Kurti ka kërkuar që të arrihet një marrëveshje e posaçme mes dy vendeve.

Ndërsa nga  Bashkimi Evropian ka konsideruar se vendimi për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë nuk është në përputhje me frymën e dialogut.

Ofertën e Kurtit po e konsideron si korrekte, njohësi i Kushtetutës dhe ish-kryesuesit i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Mazllum Baraliu.

Ai ka thënë që mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë, është shkelje e sovranitetit.

“Jo në asnjë mënyrë nuk duhet të mbahen zgjedhjet serbe në Kosovë sepse është shkelje klasike e sovranitetit të shtetit. Oferta që iu është bërë nga institucionet është krejt korrekte, në qoftë se dëshiron, e njeh apo nuk e njeh Kosovën, Serbia nëse dëshiron të realizoj interesat e saj elektorale që shumë i duhen çdo votë Vuciqit sidomos, e Daçiqit, atëherë duhet të bëjë kërkesë”, deklaroi ai.

Baraliu thotë që Serbia nuk dëshiron të bëjë pranoj kërkesën e Kurtit, pasi që mund të jepet sinjal se po e njeh Kosovën si shtet.

“Ata nuk po dëshirojnë, sepse kërkesa sipas tyre sepse tani në vazhdën e marrëveshjeve të Brukselit, e të Ohrit, po konsiderojnë që ata i kanë zgjedhjet, nuk po dëshirojnë të japin asnjë sinjal që me atë kërkesë po e njeh Kosovën, por nuk është ashtu, edhe kërkojnë edhe nuk po dëshirojnë”, deklaroi ai.

Ish-kryesuesi i KQZ-së: BE nuk është Mekë e as Vatikan, nuk mund të kërkoj mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë

Njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu ka thënë se institucionet po e respektojnë Kushtetutën pasi nuk po lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.

“Nuk është pranuar në një palë zgjedhje, nuk është pranuar as për referendum që ka pasur Serbia tendencë t’i mbaj në Kosovë, dhe tani këto institucione duke respektuar me shkronjë Kushtetutën nuk po pranojnë dhe mendoj që është korrekte sepse e kanë obligim kushtetues në të kundërten do të bëhej shkelje e Kushtetutës”, u shpreh ai.

Baraliu thotë që BE lufton vet për sundim të ligjit, e sipas tij këtë nuk mundet ta kërkojë nga Kosova.

“Bashkimi Evropian nuk është Mekë e as Vatikan. Bashkimi Evropian nuk mund të kërkoj diçka për të cilën lufton dhe i ka zyrat këtu, e ka edhe misionin Eulex-in këtu për sundim të ligjit”, tha ai.

Zgjedhjet e fundit parlamentare, që Serbia i ka organizuar edhe për komunitetin serb në Kosovë, kanë qenë ato të 21 qershorit 2020.

Ato zgjedhje janë mbajtur sipas një praktike të mëhershme, ku misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë i ka grumbulluar votat. Ato vota më pas janë numëruar në Rashkë dhe Vranjë, dy qytete kufitare të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat