Ish-kryesuesi i KQZ-së: BE nuk është Mekë e as Vatikan, nuk mund të kërkoj mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë

Aktuale

Ish-kryesuesi i KQZ-së: BE nuk është Mekë e as Vatikan, nuk mund të kërkoj mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 17:45
Mazllum Baraliu

Njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu ka thënë se institucionet po e respektojnë Kushtetutën pasi nuk po lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.

“Nuk është pranuar në një palë zgjedhje, nuk është pranuar as për referendum që ka pasur Serbia tendencë t’i mbaj në Kosovë, dhe tani këto institucione duke respektuar me shkronjë Kushtetutën nuk po pranojnë dhe mendoj që është korrekte sepse e kanë obligim kushtetues në të kundërten do të bëhej shkelje e Kushtetutës”, u shpreh ai.

Baraliu thotë që BE lufton vet për sundim të ligjit, e sipas tij këtë nuk mundet ta kërkojë nga Kosova.

“Bashkimi Evropian nuk është Mekë e as Vatikan. Bashkimi Evropian nuk mund të kërkoj diçka për të cilën lufton dhe i ka zyrat këtu, e ka edhe misionin Eulex-in këtu për sundim të ligjit”, tha ai.

Zgjedhjet e fundit parlamentare, që Serbia i ka organizuar edhe për komunitetin serb në Kosovë, kanë qenë ato të 21 qershorit 2020.

Ato zgjedhje janë mbajtur sipas një praktike të mëhershme, ku misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë i ka grumbulluar votat. Ato vota më pas janë numëruar në Rashkë dhe Vranjë, dy qytete kufitare të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat