Kush është këngëtari nga Gjilani që po i mashtron mërgimtarët

Aktuale

Kush është këngëtari nga Gjilani që po i mashtron mërgimtarët

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 19:26
Murati

Këngë i kushtoi kurbetit, e mërgimtarë premtoi t’i bëjë edhe kosovarë të tjerë.

Megjithëse këngët e tij janë të shumta, Murati duket se veten e gjeti më shumë në një fushë tjetër.

Bazuar në hetimet e Prokurorisë Themelore në Gjilan, tash e 3 vjet, Murati luajti edhe rolin e sekserit për shitjen e pasaportave sllovene.

Të paktën, katër persona e kanë denoncuar për mashtrim në Policinë e Kosovës, pasi që Murati ua kishte marrë nga 10 mijë franga zvicerane për pasaportat që nuk i panë kurrë.

Mirëpo, karriera muzikore e Muratit, ani pse nën hetime, ka vazhduar normalisht, këngët e tij kanë arritur miliona shikime në Youtube.

Suksesi i tij mund të ketë qenë një garanci që shqiptarët, përveç që e zgjedhin për ahengjet e tyre familjare, zgjodhën t’i besonin edhe për fatin e tyre.

Ndonëse profilet e tij në rrjetet sociale i ka mbyllur për publikun, videot e tij nga këto evente qarkullojnë ende në këto platforma dhe duket se ai krijon atmosferë, për të cilën shpërblehet me bakshishe të majme.

Murati nuk u la anash as nga produksionet e ndryshme muzikore, e nuk mungoi as në ekranet televizive.

Por kaq prezent dhe i qasshëm Murati nuk është për mediat kur thirret për rastet për të cilat akuzohet.

Kiksi ka kontaktuar me këngëtarin gjilanas në të gjitha profilet e tij në platformat sociale dhe numrat e tij kontaktues, por ai nuk është përgjigjur.

I paarritshëm Murati mbetet edhe për personat të cilët i mashtroi, edhe pse jeta e tij duket të jetë dinamike me performancat e përnatshme në klube të natës, ku shihet i mbuluar me para.

I gjithanshmi Murati ka qenë futbollist profesional në Kosovë. Karrierën e tij e kishte filluar te Drita e më pas kishte vazhduar në Hajvali në Superligën e Kosovës në vitet 2012. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat