Rrusta e PSD-së: Kurti është duke luftuar kundër frymës së UÇK-së

Aktuale

Rrusta e PSD-së: Kurti është duke luftuar kundër frymës së UÇK-së

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 22:05
Teutë Rrusta

Teutë Rrusta nga PSD-ja ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se po “lufton frymën dhe dhe thelbin e UÇK-së”.

Ajo ka theksuar se Kurti është i vetëdijshëm që është duke luftuar ndaj politikanëve që gjenden në Hagë.

“Tani për Gjykatë, për të cilën ka thënë se nëse kishte me qenë në pushtet, kishte me zhbë, atëherë sot kur pyetet prej gazetarëve për këtë çështje të rëndësishme, pasi nuk flet vetë edhe kur Gjykata e ka rritur dinamikën e saj. Janë 350 dëshmitarë në rast, vetëm 35 janë intervistuar deri tash, sa vite duhet me shku që në fund me ardhë deri të një verdikti që kumedit çfarë konteksti ke me pas në vend.

Kurti është i vetëdijshëm që duke luftuar me një traditë të caktuar politike që baret prej peronave që sot janë në burg, Thaçi, Veseli e kështu me radhë, është duke luftuar kundër frymës, të thelbit se çka prezanton UCK-ja”, ka thënë Rrusta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat