“Birra kemi pi bashkë me Adem Jasharin e disa tjerë, pas një aksioni në të 89-tën” – Sabit Geci

Aktuale

“Birra kemi pi bashkë me Adem Jasharin e disa tjerë, pas një aksioni në të 89-tën” – Sabit Geci

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 00:07
Sabit Geci 

Ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci ka folur për kohën kur ishte në shoqëri të komandantit legjendar, Adem Jasharin.

Ai ka thënë se kurrë në jetën e tij nuk e ka dëgjuar Adem Jasharin duke folur për fe.

“Ndoshta ka pas ndonjë bindej fetare, amo kurrë në jetën time nuk e kam dëgjuar të flas për fe Adem Jasharin. Ai ka folur gjithmonë për luftën për organizimet, familjarisht kanë qenë shumë të vendosur”, ka thënë Geci.

Ai ka thënë se kurrë nuk i ka parë Hamzën e as Ademin as duke u falë e as duke agjëruar.

Geci ka treguar një rast interesant pas një aksioni që kishte ndodhur kundër forcave serbe vitin 1989.

“Birra kemi pi bashkë me Adem Jasharin e disa tjerë, pas një aksioni në të 89-tën”, ka thënë Sabit Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat