​PDK kritikon Qeverinë për mos angazhimin në luftën kundër korrupsionit

Aktuale

​PDK kritikon Qeverinë për mos angazhimin në luftën kundër korrupsionit

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 11:51
Blerta Deliu Kodra

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra kritikoi ashpër Qeverinë Kurti për mos angazhimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, derisa foli për Raportin e Kongresit.

Gatë debatit parlamentar lidhur me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2023, Kodra tha se Raporti i Komisionit Evropian e gjen Kosovën nën sanksione, derisa potencoi se 300 milionë euro është vlera e projekteve që i ka bllokuar BE-ja, për shkak të sanksioneve.

Ajo shtoi se pavarësisht që partia Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri saj, Albin Kurti kanë premtuar se do të kenë prioritet luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, sipas saj tash e tri vjet nuk është bërë asgjë në këtë progres.

Deliu-Kodra: Në 184 cilësime, 176 janë me progres jo të mirë dhe vetëm 8 prej tyre me progres të mirë

“Ky raport i Komisionit Evropian e gjen Kosovën nën sanksione. 300 milionë euro është vlera e projektit të cilat i ka bllokuar Bashkimi Evropian për shkak të sanksioneve të cilat rëndojnë Kosovën si pasojë e kësaj qeverie…Kushdo qe e ka lexuar këtë raport 133 faqesh e sheh, 21 herë përmendet fjala shqetësim, tre herë togfjalëshi shqetësim serioz, ndër të tjera përmendet edhe për korrupsionin, 32 here togfjalëshi fazë fillestare, 49 here progres i kufizuar, 3 herë përmendet pak progres, 30 herë nuk ka progres, 59 here pak progres dhe vetëm 8 herë togfjalëshi progres i mirë. Pra, në 184 cilësime, 176 janë me progres jo të mirë dhe vetëm 8 prej tyre me progres të mirë…Ndërsa, si mos më keq është thënë që është gjendja në luftën ndaj korrupsionit ku konstatohet se Kosova është në fazë fillestare nëse është bërë progres i limituar dhe është më i ulëti që Komisioni Evropian e ka për Kosovën…Në raportin e këtij viti fjala korrupsion është përmendur gjithsej 99 herë, më keq se kaq nuk ka qenë as në raportin e vitit 2020, ku është përmendur 88 herë…Edhe pse Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj Kurti siç e thoshin e kanë prioritet luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar po del që pikërisht në këtë fushë tash e tri vjet nuk është bërë po thuajse fare progres”, tha Kodra.

Përveç Raportit të Progresit, deputetja Deliu Kodra foli edhe për gjenden e varfërisë në Kosovë, për çka tha se një qytetar në Kosovë jeton mesatarisht me 1.5 euro në ditë, për çka potencon se këshilltari i një ministre merr pagë afro 8 mijë euro.

Ajo theksi faktin se sipas të dhënave të BQK-së, afro 700 mijë qytetarë kanë kredi nëpër banka.

Deliu-Kodra: 653 mijë qytetarë kanë kredi nëpër banka

“Rreth 28 për qind e popullsisë sot jetojnë në pragun e varfërisë me 45 euro në muaj, ose me 1.5 euro në ditë. Paramendoni ky realitet i qytetarëve të Kosovës sot po ndodh në një moment kur një këshilltar i një ministre të kësaj qeverie paguhet me 7500 euro në muaj…Normat e interesit të kredive janë rritur në 6.3 për qind në vitin 2022 nga 5.8 sa ishin në vitin 2021. Nga të dhënat e fundit që janë publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës, tregojnë se 653 mijë qytetarë kanë kredi nëpër banka”, tha Deliu- Kodra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat