Avokati Jashari për vrasjen e Liridona Murselit: Duket më shumë si vrasje e planifikuar, sesa si grabitje

Aktuale

Avokati Jashari për vrasjen e Liridona Murselit: Duket më shumë si vrasje e planifikuar, sesa si grabitje

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 18:20
Liridona Murseli dhe Naim Murseli

Avokati Arber Jashari ka ngritur dyshime lidhur me motivet e krimit të mbrëmshëm që tronditi Prishtinën ku e vrarë mbeti Liridona Murseli si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit.

Rasti u raportua si plaçkitje e cila përfundoi me të shkrepura armësh, por Jashari thotë se akti i mbrëmshëm më shumë i ka karakteristikat e një vrasjeje të planifikuar sesa grabitje.

Sipas avokatit, grabitësit nuk grabisin vetura private, ata kanë synim sipas tij bankat, veturat që bartin para, bizneset që kanë shumë qarkullim, vendet me gjëra me vlerë etj.

Ai thotë se grabitësi e di që sot njerëzit nuk mbajnë shumë para, stoli ari e gjëra me vlerë me vete.

“Grabitsi nuk ka qellim vrasjen. Ai qellim primar e ka të ushtroj frikë në mënyrë qe ta marr plaçken. Grabitësi vret veq kur i rrezikohet jeta ose zbulimi i identitetit.”, ka thënë ai.

Ky është postimi i tij i plotë: 

Pse akti i mbrëmshëm kriminal në Prishtinë, më shumë ka karakteristikat e një vrasje të planifikuar se sa grabitje?

Grabitesi nuk grabitë vetura private, sepse ai nuk rrezikon për pak. Grabitësit zakonisht kanë target bankat, veturat që bartin para, bizneset qe kanë shumë qarkullim(marketet, pikat e karburanit etj.), vëndet që kanë gjera me vlerë (ari etj.)

Grabitësi e di, qe sot njerzit nuk mbajnë shumë para me vete, e as shumë stoli ose gjëra tjera të çmuara. Është zor e besueshme qe grabitësit marrin telefona.

Grabitsi nuk ka qellim vrasjen. Ai qellim primar e ka të ushtroj frikë në mënyrë qe ta marr plaçken. Grabitësi vret veq kur i rrezikohet jeta ose zbulimi i identitetit.

Është pak e besueshme qe grabitësit të jenë ndjerë të rrezikuar, e sidomos nga një grua. Uroj qe ky rast te zbardhet shpejtë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat