Gazetarja e Radio Kosovës del në punë dhe e gjen të zbrazët zyrën, denoncon publikisht drejtorin

Aktuale

Gazetarja e Radio Kosovës del në punë dhe e gjen të zbrazët zyrën, denoncon publikisht drejtorin

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 19:08
Behare Bajraktari

Gazetarja e Radio Kosovës, Behare Bajraktari ka denoncuar publikisht drejtorin e RTK – Radio Kosovës, Arsim Halilin për kërcënim e shantazh. Ajo ka thënë se veprimi i fundit i tij ka qenë marrja e sendeve personale të saj të cilat i posedon në zyrë nga viti 2005.

Ajo në profilin e saj në Facebook ka thënë se Halili e kishte kërcënuar duke i thënë “Ti e din çka jam në gjendje me bë”, pastaj duke i thënë se do t’ia ndalë emisionin dhe këtë e kishte bërë.

Bajraktari në profilin e saj në Facebook ka thënë se sot pa paralajmërim e pa autorizim ia ka marrë kompjuterin e punës dhe të gjitha sendet personale.

“Sendet e mia personale dhe profesionale i kanë marrë dhe nuk e di as ku m’i kanë lënë.
Rrjedhimisht unë kam mbet pa emision në radio, pa emision në televizion, pa zyre, pa kompjuter dhe pa sendet e mia personale, edhe pse unë kam kontratë të përhershme me RTK.”
, ka shkruar ajo.

Ajo ka thënë se ky është prej terroreve më të mëdha ndaj saj si gazetare që prej kur punon në RTK, ndërsa ka njoftuar se e ka raportuar rastin në polici.

Ky është postimi i plotë: 

NJOFTIM/DENONCIM

Përmes këtij komunkimi publik dua të bëjë edhe një denoncim si dhe ta ndaj me ju terrorin që është duke ma bërë drejtori i RTK- Radio Kosovës Arsim Halili.

I cili gjatë muajit gusht më ka kërcënuar ” Ti e din çka jam në gjendje me bë”, pastaj me kërcënimin që do ta ndali emisionin dhe me datë 20 tetor 2023 e ndali emisionin tim përgjithmonë në Radio ku kam kontribuar me mbi 5 mijë emisione prej vitit 2005, pa përmendur qindra intervista, reportazhe, lajme, kronika etj.

Ndërsa sot pa autorizim, pa paralajmërim dhe pa asnjë vendim zyrtar dhe institucional me urdhër të tij ma kanë marrë nga zyra kompjuterin e punës, m’i kanë marrë të gjitha sendet e mia personale dhe profesionale të cilat i kam pas në tavolinen time të punës për rreth 19 vite, dhe i kanë marrë të gjitha sendet e mia personale, profesionale dhe private nga rafti i zyrës të cilat i posedoj prej vitit 2005.

Sendet e mia personale dhe profesionale i kanë marrë dhe nuk e di as ku m’i kanë lënë.

Rrjedhimisht unë kam mbet pa emision në radio, pa emision në televizion, pa zyre, pa kompjuter dhe pa sendet e mia personale, edhe pse unë kam kontratë të përhershme me RTK.

Që prej se punoj në RTK ky është një prej terroreve më të mëdha ndaj meje si gazetare, duke më kërcënuar dhe shantazhuar në këtë formë dhe formave të tjera.

Që prej pasluftës ku gazetarët ballafaqoheshin me masa të rënda, këto janë masat më të dhunshme ndaj gazetarëve dhe ndaj grave për t’ua mbyllur gojën.

Rastin e kam denoncuar në polici tashmë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat