Avni Islami tregon fajtorin kryesor pse po ndodhin vrasjet në Kosovë

Aktuale

Avni Islami tregon fajtorin kryesor pse po ndodhin vrasjet në Kosovë

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 19:34
Avni Islami

Lidhur me fenomenin e vrasjeve në Kosovë ka folur njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami.

Islami fajin për rritjen e rasteve të vrasjeve e ka lënë tek faktori ekonomik e social.

Ai thotë se faji nuk qëndron vetëm tek institucionet.

Rritja e kriminalitetit është si pasojë e faktorëve ekonomik e social. Nuk është vetëm problem i institucioneve por që nga familja, shkolla duhet të punojnë që të ulët papunësia”, tha ai.

Sipas Islamit, rastet e kriminalitetit është në rritje.

Ai tregon se në cilat periudha janë më të shpeshta.

“Kjo dukuri në rritje të kriminalitetit në përgjithësi, përveç vjedhjeve e plaçkitjeve në forma të ndryshme të vrasjeve është në rritje dhe duhet të theksohet që janë dy periudha kur rritën këto raste  si në muajt e verës dhe në fund vit të festave”, shtoi Islami.

Islami ka kërkuar nga institucionet përkatëse të marrin plane operative për parandalimin e vrasjeve.

“Institucionet duhet të marrin vendim që në muajt e verës dhe fund-vitit të ndërmarrin plane operative që policia të jetë më efikase që të zvogëlohet numri i kriminaliteteve”, ka deklaruar Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat