Polici shtesë në Preshevë? Spahiu: Duan të izolojnë shqiptarët

Aktuale

Polici shtesë në Preshevë? Spahiu: Duan të izolojnë shqiptarët

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 22:24
Analisti Nexhmedin Spahiu

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Bratisllav Gashiç, njoftoi se në ditët në vijim do të hapet një shtab policor në Preshevë, në jug të Serbisë dhe se do të intensifikohen veprimet në zonën kufitare me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.

Analisti Nexhmedin Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se shtimi i forcave të policisë serbe në Preshevë ka për qëllim të izolojë shqiptarët.

“Është dëshmi që Serbia po përgatitet për luftë dhe në një rast të shpërthimit të luftës me Kosovën një nga vatrat e luftës do të jetë Presheva, ndaj po i përqendron forcat e veta aty.

Do ishte hap i kundërt nëse do bënte një pikë kalimi kufitar me RMV sepse bëhet fjalë për popullatë shqiptare në të dy anët e kufirit sepse duan t’i mbajnë shqiptarët sa më të izoluar”, tha Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat