Hamiti: Liburn Aliu një orë e më parë do të duhej të shkarkohej

Aktuale

Hamiti: Liburn Aliu një orë e më parë do të duhej të shkarkohej

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 13:54
Muhamet Hamiti

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kërkuar shkarkimin e Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Hamiti ka bërë me dije se për shkak të deklaratave të tij ndaj Republikës së Kosovës, Aliu për asnjë ditë më nuk duhet të jetë ministër në Qeverinë Kurti.

“Ky njeri s’duhet të jetë ministër i Kosovës! Një orë e më parë do të duhej shkarkohej prej një kryeministri të përgjegjshëm, po ta kishte një të tillë vendi ynë.

Nuk e ka, për fat të keq!”, ka shkruar Hamiti në profilin e tij në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat