Policia e Kosovës me aksion në një argjendari në Prishtinë, dyshohet se ka të bëjë me plaçkitjen në Suharekë

Aktuale

Policia e Kosovës me aksion në një argjendari në Prishtinë, dyshohet se ka të bëjë me plaçkitjen në Suharekë

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 14:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në një argjendari në Prishtinë.

Sipas burimeve ky aksion ndërlidhet me rastin e grabitjes së armatosur në një argjendari në Suharekë.

Pronari i kësaj argjendarie dyshohet se ka blerë arin e vjedhur nga grabitësit që dyshohet se kanë kryer plaçkitjen në argjendarin “Diakos” në Suharekë.

Pronari i kësaj argjendarie u arrestua dje nga Policia e Kosovës.

Ndërsa, gjatë ditës së enjte, sipas njoftimit të Policisë, katër persona të tjerë janë arrestuar, nën dyshimin se janë përfshirë në grabitjen e armatosur që ka ndodhur në një argjendari në qendër të Suharekës.

Po ashtu, Policia ka konfirmuar se gjatë operacionit policor është vrarë njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë.

Ndryshe, më 22 nëntor kishte ndodhur plaçkitja e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës.

Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic i Kosovës në këmbë. Nga ky incident, përveç një polici të plagosur, kishte mbetur edhe një tjetër i lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat