“Sot, dy fëmijë janë pa nënën e tyre”/ Pacolli reagon pas arrestimit të Naim Murselit për vrasjen e Liridonës

Aktuale

“Sot, dy fëmijë janë pa nënën e tyre”/ Pacolli reagon pas arrestimit të Naim Murselit për vrasjen e Liridonës

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 17:56
Naim Murseli dhe Behgjet Pacolli

Ish-presidenti i vendit, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas arrestimit të Naim Murselit, për vrasjen e Liridona Murselit.

Në një postim në facebook Pacolli ka përgëzuar Policinë e Kosovës, për punën e saj profesionale në zbardhjen e rastit.

Ai ka bërë thirrje që autorët e krimit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin maksimal

Postimi i plotë:

Sot, fëmijët dhe familja kanë varrosur Liridonën, një vajzë dhe nënë të re e cila u vra mizorisht. Jam ende i tmerruar dhe i tronditur nga vrasja e Liridonës, të cilën e kam njohur personalisht. Sot dhe çdo ditë, lutjet dhe mendimet e mia janë me fëmijët dhe familjen e Liridonës.

I përgëzoj policinë e Kosovës për punën e madhe dhe profesionale që po bëjnë për zbulimin e rastit. Kushdo qoftë mbrapa këtij akti të tmerrshëm dhe makabër ( akt i pa parë ne traditën tonë), duhet të dalë para drejtësisë dhe të merr dënimin maksimal për këtë.

Sot, dy fëmijë janë pa nënën e tyre, të cilës jeta u mor në rininë e saj.

E pabesueshme dhe e trishtueshme.

Jam ende i shokuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat