Vrasja e Liridonës, KMDLNj: Në mënyrë mizore u shua jeta e një njeriu

Aktuale

Vrasja e Liridonës, KMDLNj: Në mënyrë mizore u shua jeta e një njeriu

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 12:24
Foto ilustrim

KMDLNj ka reaguar për vrjasne e Liridona Ajmetaj- Musliu. Kjo organizatë ka theksuar se pret që hetimet të zhvillohen në përputhje me procedurat e parapara ligjore dhe se pas këtyre hetimeve, Gjykata kompetente do të merr vendim në përputhje me provat dhe ligjin.

“Para tre ditëve në mënyrë mizore u shua jeta e një njeriu, një gruaje, një nëne, një bije dhe një motre, u shua jeta e Liridona Ademajt që shkaktoi, me të drejtë hidhërim të madh të qytetarëve të Kosovës dhe jo vetëm të Kosovës”, thuhet në reagim.

Me këtë rast KMDLNJ-ë shpreh shqetësim të thellë për vrasjen mizore të Liridona Ademaj- Musliu dhe ngushëllon sinqerisht familjen Ademaj për këtë humbje të rëndë.

KMDLNj në të njëjtën kohë vlerëson lartë përkushtimin, profesionalizmin dhe efikasitetin e institucioneve përgjegjëse për mbrojtje të ligjit për zbardhjen e shpejtë të rastit dhe arrestimin e të dyshuarve për këtë krim, Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë së Shtetit që brenda një qarku të ngushtë kohor zbardhën dy raste të rënda kundër jetës, sigurisë dhe pronës.

“KMDLNj e njeh dhe e pranon parimin e përgjegjësisë penale individuale andaj fton të gjithë që të përmbahen nga deklaratat në të cilat përfshihen palët e treta, pa qenë fare të implikuara në këtë rast”, thuhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat