“Mos u dorëzoni nëse ju dhunojnë online vetëm pse jeni gra”

Aktuale

“Mos u dorëzoni nëse ju dhunojnë online vetëm pse jeni gra”

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 12:45
Mira Kazhani

Mira Kazhani është një gazetare e njohur nga Tirana. Fama e saj u rrit kur nisi podcastin “Zë me Mirën” në të cilin thërret mysafirë që në të shumtën e rasteve nuk i ka njohur publiku shqiptar.

Pos kësaj, ajo njihet edhe si një autore e shumë shkrimeve që jo rrallë janë të karakterit kritikues. Për to, për atë që thotë e i thonë në “Zë me Mirën”, për punën si gazetare në përgjithësi, ajo sulmohet shpesh nëpër forume online e rrjete sociale. Po ashtu, ndaj saj si grua nuk mungojnë as fyerjet mizogjene.

“Po herë janë mërzitur shumë, ndonjëherë kam qarë, e kam ndarë me familjen time një moment të vështirë”, ka thënë ajo në një intervistë me Naile Dema Selmani për emisionin “Prijmë”.

“Ka patur momente që nuk e kam ndarë me askënd, shpesh herë në jetë jemi vetëm, jemi ne dhe universi, nuk është as partneri që kemi në krah, nuk është as familja as njerzit më të cilët punojmë por të duhet ti marrësh vendimet vetëm dhe në përgjithësi vendimet që I kam marr vetëm kanë qenë vendimet më të mira, është e çuditshme por njeriu duhet të ketë besim tek instikti i vetë”.

Ani se kritikohet shumë për punën e saj, Kazhani tha se është pikërisht puna dhe angazhimi i saj profesionale që e forcojnë për t’u përballur me sulme të tilla.

“Ilaçin e gjeta në reflektimin tim me veten time, në punë dhe mund të duket klishe, por puna është ilaçi për gjithçka”, pohoi ajo.

“Nëse e krijoni, ju mban përpara. Ju ende dëshironi të zgjoheni nesër dhe të bëni diçka të re; është një lloj sfide që i vendosni vetes dhe e ndiqni për shkak të inercisë.”

Pavarësisht dhunës online dhe fyerjeve mizogjene, Kazhani, një shembull model për gra e vajza të reja, i fton këto, por edhe tjerët, të mos dorëzohen nëse kanë sfida të tilla, pasi cmimi është i lartë.

“Nëse dorëzohesh, nëse i dorëzohesh mërzisë së pafund, është keq”, tha ajo.

“Prijmë” është një projekt i përbashkët i Klan Kosova dhe Institutit Nacional Demokratik (NDI)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat