Kjo është kërkesa për zhvarrosjen e Liridonës që e parashtroi familja e saj

Aktuale

Kjo është kërkesa për zhvarrosjen e Liridonës që e parashtroi familja e saj

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 11:24
Varri i Liridona Ademajt

Familja e Liridona Ademaj, gruas që dyshohet se u vra me porosi të bashkëshkorit të saj, Naim Murseli, kanë kërkuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë që t’u lejohet zhvarrimi i trupit të saj.

Kërkesa është bërë nga prindërit e Liridonës, Hajdar dhe Zade Ademaj.

“Kërkojmë nga ju që të na mundësoni që trupin e vajzës tonë Liridona Demaj ta zhvarrosim dhe ta rivendosim në fshatin Rracaj. Kjo është një procedurë dhe përjetim tepër e rëndë për neve dhe këtë vendim e kemi marrë më shumë vështirësi por duam që ajo të prehet në shtëpinë e saj”, thuhet në letrën dërguar prokurores së rastit, Besa Limani.

Image
Kërkesa është bërë nga prindërit e Liridonës

Gjithashtu, prindërit kanë kërkuar që varrimi të mbetet krejtësisht privat dhe të asistohet nga Policia e Kosovës.

“Do ta vlerësonim nëse kërkesën tonë do ta aprovoni në procedurë të shpejtuar. Po ashtu, kërkojmë nga ju që gjatë procedurës së zhvarrosjes dhe rivarrosjes, përmes policisë të na siguroni privatësi të plotë. Ne duam që ajo të mbahet në mendje e buzëqeshur, ashtu siç ka qenë gjithmonë dhe kërkojmë që pamjet e varrimit të mbesin tërësisht private”, thuhet tutje në letrën e siguruar.

Kërkesa e familjes për zhvarrimin e trupit të Liridonës vjen pasi që ajo u varros të premten në fshatin Cermjan të Komunës së Gjakovës, nga ku vjen bashkëshorti i saj Murseli, mirëpo pasi i njëjti u arrestua si i përfshirë në vrasjen e saj, familjarët po kërkojnë që trupi i saj të zhvarroset nga aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat