Policia po e ruan argjendarinë, pronari i së cilës u arrestua lidhur me grabitjen në Suharekë

Aktuale

Policia po e ruan argjendarinë, pronari i së cilës u arrestua lidhur me grabitjen në Suharekë

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Policia po vazhdon ta mbajë të bllokuar argjendarinë “Baraku”, pronari i së cilës u arrestua për përfshirje në grabitjen në Suharekë.

Argjendaria është bastisur edhe të dielën nga Policia e Kosovës, pas dy bastisjeve që ishin kryer ditë më parë nga zyrtarët policorë.

Pronari i arrestuar dyshohet se ka bashkëpunuar me grupin kriminal në rastin e grabitjes së arit në vlerë të 250 mijë eurove, raporton EO.

Grupi që kreu grabitjen e armatosur në Suharekë pati përleshje me Policinë ditës së enjte, pas një operacioni të gjerë policor.

Njëri nga grabitësit u vra pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, ndërsa katër të tjerë u arrestuan – teksa kërkimet për ta kapur edhe një të dyshuar po vazhdojnë. Në mesin e të arrestuarve është edhe Trim Baraku, pronar i argjendarisë “Baraku” në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat