Çetaj: Rasti i Liridonës asnjëherë nuk ka ndodhur në Kosovë

Aktuale

Çetaj: Rasti i Liridonës asnjëherë nuk ka ndodhur në Kosovë

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 18:04
Fleta Çetaj

Fleta Çetaj, nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, ka thënë se rasti i vrasjes së Liridona Ademajt nuk ka ndodhur më herët në Kosovë.

Çetaj, e ftuar në Info Magazine, mes tjerash përmendi sa raste kanë përfunduar me vrasje në Kosovë pas luftës së fundit.

“Rasti i Liridonës është një rast specifik, i cili asnjëherë nuk ka ndodhur më herët në Kosovë, pra kemi një rast ku burri porosit vrasjen e gruas së tij, një orkestrim i një vrasjes dinake tinëzare në prezencë të fëmijës së ndjerës”, ka thënë Çetaj.

“Realisht dhuna me bazë gjinore ka qenë prezente gjithmonë në Kosovë, që nga viti 2000 kemi të raportuar 66 raste ku gratë kanë vdekur si pasojë e dhunës me bazë gjinore në Kosovë”.

Ajo tregoi se shifrat e dhunës ndaj grave mundet me qenë ende më e lartë.

“Kjo shifër mundet me qenë edhe më e madhe, dhuna me baza gjinore nuk e përfshin vetëm vrasjen, nuk përfshin vetëm rastet e dhunimit, çka për rastet e dhunës ekonomike, apo psikologjike, që nuk raportohen fare ne sistem”, tha Çetaj.

“Raportimi është rritur në krahasim me të kaluarën, prapë se prapë i qëndrojmë asaj realisht edhe pse masa e raportimit na duket e madhe, në realitet është shumë herë më e madhe sesa që ajo realisht raportohet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat