Molliqaj: Femicidi i lartë në Kosovë, u munduan të thonë që Naimi është i sëmurë psiqik

Aktuale

Molliqaj: Femicidi i lartë në Kosovë, u munduan të thonë që Naimi është i sëmurë psiqik

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 21:54
Leonida Molliqaj

Leonida Molliqaj nga organizata “Qikat”, ka thënë në “Pressing”  se femicidi në Kosovë është shumë i qartë.

Ajo ka folur për vrasjen e Liridona Ademaj, ku tha se ka pasur nnjë tendencë që të dyshuarit Naim Murselit t’i jepën epitete si i sëmurë psiqik.

Sipas saj, kjo qasje është gabim, pasi thotë se vrasja e grave është problem strukturor e shoqëror.

“Ndonëse ka pasur një ndjeshmëri të lartë për këtë rast në Kosovë, por edhe për raste të tjera të vrasjeve të grave. Prapë se prapë diskutimi për to ka qenë i gabuar sepse ka pasur një tendencë për me u mohu fenomeni i femicidit, për me u gjetë një interpretim tjetër për vrasjen e saj”.

“Ka pas tentativa me i dhënë ngjyrim psikologjik apo psikiatrik të rastit, duke thënë se Naimi nuk qenka mirë psiqikisht. Kjo është qasje e gabuar, sepse dhuna ndaj grave e femicidi ka probleme strukturore, shoqërore që duhet me i trajtu na si shoqëri, si institucione, e si politikë”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat