“Vrasjen e dua sot”, gazetari i njohur zbardh dosjen e Naim Murselit: Si e planifikoi krimin javë më parë

Aktuale

“Vrasjen e dua sot”, gazetari i njohur zbardh dosjen e Naim Murselit: Si e planifikoi krimin javë më parë

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 07:11
Naim Murseli dhe Liridona Murseli

Gazetari Laurent Berisha, i ftuar në “Top Story”, zbardhi dosjen e Prokurorisë për Naim Murselin, i cili vrau gruan e tij, Liridona Ademajt, në një plan të inskenuar.

“I tërë plani ka filluar javë më parë. Momentin kur Naim Murseli ka kontaktuar Kushtrim Kokollën dhe i ka kërkuar ndihmë. Kushtrim Kokolla i ka premtuar Naimit që do ta ndjekë çështjen. Më pas i ka kërkuar një takim, gjatë bisedës së sipër, takimi zhvillohet dhe një javë para se të ndodhte akti makabër, sipas dosjes së Prokurorisë, ka ndodhur ky takim. Në ditën kritike Naimi telefonin Kokollën dhe i thotë se duhet të kryhet patjetër kjo punë. Naimi kërkon numrin e telefonit të Dorosit nga familjari i tij Kokolla. Vazhdon rasti tutje, duke inskenuar një lloj grabitje”, tha gazetari.

Pse insistonte ta kryente këtë vrasje?

“Nuk janë specifikuar këto në dosjen e Gjykatës, me të cilën i është caktuar paraburgimi tre të dyshuarve. Gjatë një bisede e sipër, Naimi i tregon Kokollës që ka mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij, dhe Kokolla i ofron zgjidhje”, tha Berisha.

A është bërë bisedë tjetër?

“Nuk kemi informacione të tjera, këto kemi të vetmet që kemi. Që nga momenti që është kryer vepra, thuhet se Naimi ka deklaruar në polici që ka paguar Granit Plavën që ta kryejë veprën penale. Por në seancën dëgjimore, e cila është mbajtur në Gjykatën Themelore të Prishtinën, ai nuk ka dhënë informacione dhe nuk e ka pranuar që ka paguar dikë tjetër të kryejë vrasjen e gruas së tij”, thotë gazetari.

Për sa i pëket shumës 30 mijë euro, Laurent Berisha thotë se kjo shumë është permendur nga Dorasi, ndërsa Granit Plava e ka pranuar që Naimi i ka premtuar këtë shumë që do jepej në dy pjesë.

A ka pasur grindje mes tyre dhe si ishte gjendja ekonomike?

“Çifti thuhet se ishte në proces divorci, gjithashtu thuhet se Naimi ka blerë një vilë tjetër së fundmi, për të jetuar me familjen e tij, që mund të jetë rreth 150 mijë euro-200 mijë euro”, shton gazetari.

Ai tregon që fëmijët janë duke qëndruar tek prindërit e Naimit, pasi sipas vëllait të viktimës, “ata e kanë pranuar që të rrinë tek prindërit e tij, për t’i ruajtur ata, pasi fëmijët ende nuk e dinë që nëna e tyre ka vdekur.”

Çfarë e bëri policinë ta hetonte ngjarjen?

“Pasi është kryer akti, Naimi ka deklaruar në polici, se kanë qenë pre e një grabitje që ka përfunduar me vrasjen e gruas së tij. Ai gjithashtu ka thënë se ka marrë fëmijët nga vetura dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, por Liridona nuk ka arritur të dalë nga vetura. Disa metra me tutje ai thotë se ka dëgjuar një krismë dhe kur është kthyer mbrapa që ta shikojë Liridona nuk ka qenë pas tyre”, sipas gazetarit.

A e dinte Liridona se diçka mund t’i ndodhte nga i shoqi? 

“Sipas familjarëve, viktima nuk ka thënë asnjëherë që ka pas probleme me Naimin, pra nuk ka pasur njohuri se çfarë e ka pritur”, thotë Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat