A rrezikon nga hakmarrja familja e Naimit? Gazetari: Dëshmia e vëllait të Liridonës

Aktuale

A rrezikon nga hakmarrja familja e Naimit? Gazetari: Dëshmia e vëllait të Liridonës

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 08:03
Liridona Ademaj dhe Naim Murseli

Korrespodenti i Euronews Albania në Kosovë, Kosovë Gjoci, është shprehur se Leonardi, vëllai i Liridonës që u vra nga bashkëshorti në Kosovë, ka thënë në Gjykata se nuk do të hakmerret për vrasjen e të motrës, por do ia lërë në dorë drejtësisë të marrë vendim për Naim Murselin.

Përmes një lidhjeje në Euronews Albania, Gjoci tha se Leonardi dhe i ati i tij pretenduan se kishin thënë se familja e Naimit do të kishin 2 ditë kohë për ceremoninë mortore të Liridonës që kishin nisur dhe më pas do të përfundonte miqësia mes tyre, por jo se do të hakmerreshin.

“Ne e kemi pyetur Leonardin, vëllain e Liridonës, një gjë të tillë ai e ka paraqitur edhe në Gjykatë, se nuk ka të bëjë me çështje bese apo gjakmarrje, por ka qenë një leje e familjes së Liridonës për t’ju dhënë familjes në Naimit, për një ceremoni mortore prej 2 ditësh, siç e kishin paraparë ata.

Pasi ndodhi varrimi në fshatin e burrit të saj, babai i saj me të marrë vesh realisht sesi ka ndodhur kjo gjë dhe me të dalë dyshimet që kishin që ditën e parë, kanë lajmëruar që meqë e keni nisur keni të drejtë të mbani 2 ditë ceremoni mortore dhe pastaj përfundon gjithçka mes nesh, miqësia e të gjitha.

Leonardi nuk e potencoi këtë gjë si një dhënie bese apo kërcënim dhe e përsëriti edhe te gjykata se gjithçka do ia lërë në dorë drejtësisë. Ata nuk e pranojnë që kanë kërcënuar dhe që mund të ketë edhe akte të tilla deri te gjakmarrja”, tha Gjoci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat