“Ka frikë hakmarrjen, babai i Naim Murselit nuk del nga shtëpia”

Aktuale

“Ka frikë hakmarrjen, babai i Naim Murselit nuk del nga shtëpia”

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 09:31
Shaban Murseli

Dje është zhvarrosur nga fshati Cermjan trupi i Liridona Ademajt dhe me kërkesë të familjarëve, rivarrimi u bë në Rracaj të Gjakovës. Të afërmit por edhe shumë dashamirës dhe qytetarë të Kosovës ishin të pranishëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Në një intervistë për gazetarin Vullnet Krasniqi, babai i Naim Murselit, Shaban Murseli e dënoi ashpër krimin dhe u shpreh se po ta dinte do e vriste vetë djalin me duart e tij.

Në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania gazetari Krasniqi tregoi se familja e Naim Murselit prej 2 ditësh qëndronte mbyllur në shtëpi nga frika e një gjakmarrjeje

“Babai i ka dy ditë që nuk del nga shtëpia se sipas traditës kur të jepet besa, nga ajo familje duhet të çojnë fjalë që ke më shumë besë, gjë që ai nuk e pati. Ai më tha se është ndjerë i sulmuar se ai foli pak i nervozuar në ditën e varrimit të Liridonës kur dha detaje për grabitjen në një kohë që nuk kishte asnjë informacion ndaj u hodh pak dyshimi mbi të. Ajo që ka thënë ka rënë në kundërshtim me atë që ka ndodhur, ndaj ai ka dashur të sqarojë pozicionin e tij”, tha gazetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat