Kosova dështon keq në PISA, reagon OCRA: Katastrofë arsimore në Kosovë - Analfabetizmi në rritje

Aktuale

Kosova dështon keq në PISA, reagon OCRA: Katastrofë arsimore në Kosovë - Analfabetizmi në rritje

Nga: M.L. Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Kosova është renditur pothuajse në vendet e fundit në rezultatet e testit të PISA-s për vitin 2022. Kosova ka zënë vendin e 76 nga 80 shtete pjesëmarrëse për lexim, ndërsa është në vendin e 77-të nga 80 për shkencë.

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim, “ORCA” i konsideron si mjaft shqetësuese këto të dhëna, që janë publikuar para rreth një ore.

Sipas kësaj organizate, ky rezultat nënkupton katastrofë arsimore në Kosova.

ORCA me këtë rast i bëri thirrje Kryeministrit dhe Qeverisë për reforma radikale në arsim.

Reagimi i plotë:

KATASTROFË ARSIMORE NË KOSOVË - ANALFABETIZMI NË RRITJE

Me shqetësim të madh, por të pabafesuar pranuam rezultatet e PISA 2022 të cilat u publikuan para 1 ore në Paris nga OECD. Kosova ka shënuar rënie si nga rangimi ashtu edhe në performancë.

Në vitin 2018 morën pjesë 74 vende dhe Kosova renditej e 72-ta ku 66% e nxënësve shënonin performancë të dobët, ndërkaq në vitin 2022 morën pjesë 80 vende dhe Kosova renditet e 79-ta pra e parafundit, ku 72.9% të nxënësve shënuan performancë të dobët.

Analfabetizmi funksional është rritur fatkeqësisht, numri i nxënësve që nuk kuptojnë të lexuarit, nga 78% sa ka qenë në vitin 2018 është rritur në 83% në vitin 2022. Në matematikë kriza është thelluar, nxënësit kosovarë që kanë performuar nën nivel janë rritur nga 76% sa ishin në vitin 2018, në 85% në vitin 2022. Ndërsa në shkencë nga 76% në vitin 2018, numri i performuesve të dobët është rritur në 79% në vitin 2022.

ORCA shpreson që këto rezultate ta këndellin Kryeministrin e Republikës dhe Qeverinë e tij, ndonëse nuk beson se një gjë e tillë do të ndodhë pasë parasysh orientimin e Qeverisë, e cila nuk konsiston në reforma radikale, por vetëm në fasadë që në ditë si kjo shembet para syve tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat