Milazim Krasniqi: Për rezultatin katastrofal në PISA, faji është i të gjitha qeverive

Aktuale

Milazim Krasniqi: Për rezultatin katastrofal në PISA, faji është i të gjitha qeverive

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 20:03
Milazim Krasniqi

Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka shkruar një status në të cilin ka komentuar rezultatin e dobët të Kosovës në testin PISA.

Sipas profesorit Krasniqi, faji për këtë rezultat është i të gjitha qeverive.

“Ata që çuditen me rezultatet e reja katastrofale në PISA, ose janë të padijshëm, ose janë mashtrues. Pse? Sepse për rezultatin katastrofal nuk është faji i një qeverie, po i të gjitha qeverive. Nuk është faji i një ministreje, po i të gjithë ministrave deri sot.

Ndaluni e mendoni drejt: kush i ka hartuar planprogramet mësimore? Kush i ka miratuar librat shkollorë?” – shkroi Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat