“Ka m’u ba gjaku deri në gju”/ Detaje nga rasti i dhunës në familje në Kamenicë, burri akuzoi gruan për tradhti

Aktuale

“Ka m’u ba gjaku deri në gju”/ Detaje nga rasti i dhunës në familje në Kamenicë, burri akuzoi gruan për tradhti

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 08:05
Armët e sekuestruara

Më 25 nëntor ka nisur fushata 16 ditore të aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, e cila synon realizmin e aktiviteteve të ndryshme me qëllim parandalimin e dhunës dhe trajtimin e rasteve me seriozitet. Me sloganin ‘Sot dhe çdo ditë tjetër!’, institucionet janë zotuar për përkushtim maksimal për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave. Pavarësisht kësaj, gjatë këtyre ditëve janë raportuar me dhjetëra raste të dhunës në familje. Rasti më i rëndë u shënua mbrëmjen e 29 nëntorit, kur Liridona Ademaj, u qëllua për vdekje nga një person, i cili dyshohet se u angazhua nga bashkëshorti i saj për ta vrarë.

Një rast i tillë u raportua gjatë ditës së djeshme në fshatin Koretin të Kamenicës,ku një person [emër i njohur për redaksinë, por që për hir të ruajtjes së privatësisë së viktimave, nuk publikohet identiteti] dyshohet se ka kërcënuar me jetë bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Burimet brenda Prokurorisë kanë zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë, ku kryefamiljari pas akuzave ndaj bashkëshortes së tij, se po e tradhton me dhëndrin, dyshohet se me armë zjarri ka kërcënuar vajzën 26-vjeçare dhe mikun e tij.

Bazuar në dëshminë e viktimave, në rast kanë ndërhyrë nëna e e 26-vjeçares dhe vëllai i saj, të cilët kanë parandaluar ngjarjen që mund të shndërrohej në tragjedi.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin, i cili gjatë intervistimit nga organet e hetuesisë ka pranuar se posedon armë ilegale.

Sipas njoftimit të Policisë, 62-vjeçarit i janë gjetur dhe sekuestruar armët pa leje si në vijim:

Një (1) pushkë automatike e llojit AK 47,

Dy (2) karikator të pushkë automatike,

Njëqind e pesëdhjetë e tre (153) fishekë të kalibrit 7.62×39 mm

Një (1) pistoletë të llojit M57 e kalibrit 7.62

Dy (2) karikator të pistoletës dhe

Tredhjet e një (31) fishekë të kalibrit 7.62 mm

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat