Gjobë për parkim të paligjshëm nga eskorta e Abdixhikut

Aktuale

Gjobë për parkim të paligjshëm nga eskorta e Abdixhikut

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 15:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës nuk ka kursyer eskoretën e opozitarit, kryetari të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Sot rreth orës 13:00, policë të trafikut i kanë vënë gjobë veturës e cila bartë numri një të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Vetura e tipit “Audi” ishte e parkuar në rrugën kryesore “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Media kanë ‘kapur’ momentin kur njësitet policore gjobisin Abdixhikun dhe shoferët e veturave të tjera përreth.

Kujtojmë se sipas ligjit të komunikacioni rrugor, gjoba për këtë parkim të paligjshëm sillet nga 30 deri 40 euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat