Krimi që tronditi Kosovën, gazetari tregon kush i përfiton paratë e siguracionit të Liridonës

Aktuale

Krimi që tronditi Kosovën, gazetari tregon kush i përfiton paratë e siguracionit të Liridonës

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 16:48
Liridona Ademaj

Gazetari Sokol Bregu ka folur lidhur me vrasje makabër të Liridona Ademajt. Ai tha se paratë e sigurimit të jetës së Liridonës, do t’i përfitojnë dy fëmijët e saj të mitur.

Bregu u shpreh se me shumë gjasa fëmijët do kalojnë në kujdestarinë e gjyshërve të tyre, por ky vendim i takon gjykatës dhe varet shumë nga avokatët që do marrin përsipër çështjen.

“Fëmijët marrin siguracionet, pra nëse e gjitha u bë për siguracionet e Liridonës, ato i përfitojnë ata. Pastaj se kush do i rrisë ata se shteti suedez, se gjykata e ka në dorë gjykata.

Unë mendoj se fëmijët do i marrin gjyshërit. Kështu funksionon në shoqërinë e Kosovës, kështu duhet të funksionojë në këto momente. Duhet të rriten me gjyshërit pas asaj traume që kanë pësuar në ditën e vrasjes”, tha gazetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat