“Veriu i Kosovës, tokë e askujt”, sqarohet Rama: E kam thënë edhe për Lazaratin

Aktuale

“Veriu i Kosovës, tokë e askujt”, sqarohet Rama: E kam thënë edhe për Lazaratin

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 09:30
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se s’ka thënë asnjëherë se veriu i Kosovës është tokë e huaj.

“E para njëherë, këto citimet kështu… tani je komplet e pasaktë sepse nuk kam thënë asnjëherë që është tokë e huaj, s’e kam thënë ndonjëherë”, tha Rama.

“Ju paskam lexuar dhe dëgjuar gabim atëherë”, i tha gazetarja Alba Alishani që e intervistoi në A2CNN.

“Totalisht. Nuk është e para me sa po shoh, kështu që nuk çuditem… Nuk jam këtu për të korrigjuar çdo citim… Në qoftë se jeni e vëmendshme dhe keni këtë kapje të mesazheve, atëherë nuk di se çfarë mund të bëni”, tha ai.

Rama tha se e ka përdorur një term të cilin e kishte përdorur edhe për Lazaratin në Shqipëri.

“Unë kam përdorur një term që e kam përdorur edhe për Lazaratin, për shembull kur kam thënë është bërë një tokë e askujt. Tokë e askujt nuk është tokë e huaj, është gjë tjetër”, tha ai.

“Tokë e askujt quhet vendi ku shteti nuk ka kontroll dhe që shteti i Kosovës në një fazë të gjatë nuk ka pasur kontroll mbi atë tokë, kjo është evidente apo jo? Këtë kam thënë unë”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat