Anulohet konkursi për kryeshef të “Trepçës”

Aktuale

Anulohet konkursi për kryeshef të “Trepçës”

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Ndërmarrja metalurgjike, “Trepça”, ka bërë të ditur se është anuluar konkursi për kryeshef ekzekutiv të kësaj ndërmarrje.

Në vendim që posedon Dukagjini thuhet se konkursi është anuluar, për shkak se nuk ka pasur një proces konkurrues dhe nuk është plotësuar kriteri që së paku 4 kandidatë të i plotësojnë kushtet dhe kriteret për pozitën përkatëse.

“Për shkak se nuk ka pasur një proces konkurrues, dhe nuk është plotësuar kriteri që së paku 4 kandidatë të i plotësojnë kushtet dhe kriteret për pozitën përkatëse dhe kjo çështje është paraparë me Kodin e Etikës dhe Qeverisë Korporative për Ndërmarrje Publike”, thuhet në vendim.

“Trepça”, më 13 nëntor të këtij viti kishte shpallur konkurs për kryeshef ekzekutiv pas shkarkimit të Enis Abdurrahmanit, më 27 shtator të këtij viti.

Abdurrahmani përreth dy vjet ishte ushtrues detyre në këtë pozitë.

Image
Dokument
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat