Avokatja: Vrasjet e grave nuk kanë qenë traditë e jona, një dukuri e tmerrshme dhe e pabesueshme

Aktuale

Avokatja: Vrasjet e grave nuk kanë qenë traditë e jona, një dukuri e tmerrshme dhe e pabesueshme

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 13:32
Fehmije Gashi-Bytyqi

Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi lidhur me vrasjen e Liridona Ademaj që ka tronditur vendin ka thënë se vrasjet e grave nuk kanë qenë traditë e jona dhe se është një dukuri e tmerrshme dhe e pabesueshme.

Kështu ka theksuar ajo si e ftuar tek emisioni “Rreth e Rrotull”.

Madje, sipas avokates, Gashi-Bytyqi vrasja e Liridona Ademaj ka theksuar se opinioni po e bën gjykimin përpara se si duhet. Vrasjet e tilla të shtyjnë me kuptu motivin kryesor që qojnë deri në aktin e kryer.

“Opinioni publik po reagon në veçanti kur po janë vetëm  viktima gra, por duhet të jetë edhe kur ka viktima meshkuj. Shkaku që vrasja si vrasje ka pasoja të mëdha, marrja e jetës së njeriut është e kundërligjshme, humbja e një anëtari të familjes, është e papranueshme. Nuk ka qenë traditë e jona, edhe në rast të gjakmarrjes apo hakmarrjes, gratë kanë qenë ato roli kyç. Një dukuri e tmerrshme, dhe pothuajse e pabesueshme sepse grate po vriten. Prej gjithë këtyre rasteve, vetëm një rast në Dragash ku gruaja e ka mbytur gruan”, ka thënë Gashi-Bytyqi.

Avokatja, Gashi-Bytyqi ka theksuar se autoritetet kosovare kanë filluar të bashkëpunojnë me autoritetet suedeze për shkak se i dyshuari Naim Murseli ka punuar dhe vepruar në Suedi si dhe ka pas afrim të personave me influence.

Avokatja ka përmendur edhe rastin e vrasjes së Zejnepe Berisha nga bashkëshorti i saj Nebih Berisha, e cila një ankesë nga ana e saj në rolin e mbrojtjes së palës së dëmtuar dhe Prokurorisë Themelore në Prizren, vendimi për bashkëshortin e saj ka zgjatur nga 12 vite në 17.

“Në rastin e Zejnepe Berishës, Gjykata e shkallës së parë në Prizren ia ka dhënë dënimin prej 12 vite ndërsa me ankesë të Prokurorisë Themelore në Prizren dhe të avokatës, nga pala e dëmtuar burgimi iu ka zgjatur në 17 vite”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Nebih Berisha është shpallur fajtor për vrasjen e gruas së tij kur në mbrëmjen e 23 tetorit 2015 në shtëpinë e tij duke përdorur një thikë e privoi nga jeta bashkëshorten Zejnepe Berisha dhe i shkaktoi lëndime trupore vajzës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat