“Njoftim i kuq” nga Interpol për Radojiçiqin – çfarë thonë nga kjo organizatë

Aktuale

“Njoftim i kuq” nga Interpol për Radojiçiqin – çfarë thonë nga kjo organizatë

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 15:27
Interpol

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq,  ka thënë sot se INTERPOL’i ka lëshuar fletëarrest për Milan Radoiçiqin, i cili ka pranuar se ka qenë organizator i sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Kjo organizatë, ka thënë se nuk komentojnë për raste ose individë të veçantë. Ata kanë thënë se për Radojiçiqin duhen kontaktuar autoritetet kombëtare.

“Ju lutemi ta keni parasysh që Organizata nuk komenton për raste ose individë të veçantë, ju këshillojmë të kontaktoni autoritetet përkatëse kombëtare” thuhet në përgjigjen  e policisë ndërkombëtare.

Tutje ata thonë se INTERPOL nuk lëshon fletëarreste por vetëm të ashtuquajturin “Red Notice”.

 “INTERPOL nuk lëshon urdhër-arreste, me kërkesë të vendeve anëtare dhe pas kontrolleve të pajtueshmërisë INTERPOL lëshon alarme ndërkombëtare në kërkim të njohur si Njoftimet e Kuqe (Red Notice).”

Në webfaqen e INTERPOL’it thuhet se një njoftim i kuq nuk është urdhërarrest ndërkombëtar.

“Një Njoftim i Kuq është një kërkesë për zbatimin e ligjit në mbarë botën për të gjetur dhe arrestuar përkohësisht një person në pritje të ekstradimit, dorëzimit ose veprimeve të ngjashme ligjore. Një njoftim i kuq nuk është një urdhër arresti ndërkombëtar.”

Rashqi ka thënë se fletarrestimi është lëshuar me ndërmjetësimin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, në bazë të kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës – një procedurë tashmë e etabluar pasi Kosova s’është vend anëtar i INTERPOL.

Image
Njoftimi i Interpol

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat