Faton Klinaku: Gjykata Speciale po bastis shtëpinë e bashkëluftëtarit të Calit

Aktuale

Faton Klinaku: Gjykata Speciale po bastis shtëpinë e bashkëluftëtarit të Calit

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 16:54
Gjykata Speciale

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka njoftuar të enjten se Gjykata Speciale e Hagës ka filluar të bastisë shtëpinë e ish-luftëtarit të UÇK-së, Behar Berisha.

Ai këtë njoftim e ka bërë përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, duke mos dhënë detaje të tjera.

“Sapo u informova se Specialja ka filluar sërish bastisje në shtëpinë e bashkëluftëtarit të Calit, Behar Berisha”, ka shkruar Klinaku.

Ndryshe, Gjykata Speciale së fundmi ka kryer disa bastisje që ndërlidhen me proceset gjyqësore që po kryhen në Hagë.

Në lidhje me këto bastisje, Klinaku ditë më parë ka thënë se secili që është cak i këtyre bastisjeve nuk duhet të lejojë të iu preket diçka pa prezencën e tyre, pasi “ata janë në gjendje edhe të ju montojnë prova duke i quajtur gjoja konfidenciale”.

Kjo siç ka theksuar ai ,duke u bazuar në përvojat e tij të mëparshme nga ZPS-ja kur kanë bastisur zyrat e OVL UÇK-së më 25 shtator të vitit 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat