Hoxha: Serbia nuk do ta dorëzojë Radoiçiqin

Aktuale

Hoxha: Serbia nuk do ta dorëzojë Radoiçiqin

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 23:13
Valdet Hoxha

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, thotë se shteti serb nuk do ta merr për bazë fletarrestimin ndërkombëtar ndaj ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq, i cili dyshohet se organizoi sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Hoxha thotë se Serbia nuk do ta dorëzojë Radoiçiqin.

“Natyrisht, jo që mund ta shmangin, por ata as që do ta marrin për bazë këtë dhe pritjen nuk do të jenë që Serbia ta dorëzojë Radoiçiqin, ata kanë një skenar të mirë të organizuar me faza të ndara a,b dhe c, kështu që edhe sot si kundërpërgjigje e lajmërimeve të futjes në listë të kuqe, presidenti i Serbisë, Vuçiq tha që Radoiçiq do të ketë punë me prokurorinë vendore”, tha ai.

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme tha se Radoiçiq do të kujdeset që të mos lëvizë në vendet ku rrezikon të arrestohet.

“Radoiçiqin, në asnjë mënyrë nuk do ta dorëzojë Serbia, por po besoj që edhe ai do të jetë i kujdesshëm që nuk do të lëvizë në vendet ku rrezikon të arrestohet dhe potencialisht të ekstradohet në Republikën e Kosovë, mund të ekzistojë ajo gjë. Teorikisht, prandaj ekziston lista e kuqe që të ekstradohet prej vendit nga kërkohet, por nuk është qind për qind e sigurt, sepse pastaj vlerësohen edhe kushtet optimale për një gjykim të drejtë”, shtoi ai.

Milan Radoiçiq, është futur në listën e kuqe të INTERPOL-it, si person në kërkim ndërkombëtar bashkë me 20 anëtarë të grupit të uniformuar serbë që kryen sulmin terrorist në Banjskë, ku mbet i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat