Murati: Pas gati 10 muaj punë, finalizohet drafti i marrëveshjes për trajtimin e ujërave të zeza në Ferizaj

Aktuale

Murati: Pas gati 10 muaj punë, finalizohet drafti i marrëveshjes për trajtimin e ujërave të zeza në Ferizaj

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 17:06
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se komuna e Ferizajit do të bëhet me impiant për trajtimin e ujërave të zeza.

Murati përmes një postimi në facebook ka thënë se nga muji shkurt i këtij viti ka kërkuar nga BERZH që të na mbështesë në ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Ferizaj.

Ndërsa ka bërë të ditur se pas gati 10 muaj punë përgatitore nga ekipet punuese, kemi finalizuar draftin e marrëveshjes.

Tutje ka shtuar se ky projekt do të ketë ndikim të jashtëzakonshëm në ruajtjen e ambientit në komunën e Ferizajt dhe atë të Kaçanikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat