Smakiqi: Ligji për Fondin Sovran nuk ka gjasa të kalojë në Gjykatën Kushtetuese

Aktuale

Smakiqi: Ligji për Fondin Sovran nuk ka gjasa të kalojë në Gjykatën Kushtetuese

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 22:18
Xhevdet Smakiqi

Fondi Sovran i Kosovës i cili ka kaluar në leximin e parë në Kuvendin e Kosovës është diskutuar sot në EURO n’7.

Ky fond i cili ka qenë një ndër premtimet më të mëdha të Lëvizjes Vetëvendosje sipas avokatit Xhevdet Smakiqi është në kundërshtim me ekonominë e lirë të tregut dhe me ligjet në fuqi në vend.

Sipas tij ligji për Fondin Sovran do të përfundoj në Gjykatën Kushtetuese dhe nuk ka gjasa që t’i kaloj filtrat ligjore të kësaj gjykate.

“Përveç që ky ligj është antikushtetues është poashtu një projektligj që mundëson korrupsion masiv për arsye se në nenin 48 të tij thuhet se Fondi nuk do t’i nënshtrohet Ligjit të Prokurimit Publik, përveç kësaj i njëjti nuk do t’i nënshtrohet as Ligjit të Punës. Tjetër anomali në këtë ligj për fondin është se në një nen thuhet se në rast të ndonjë kontesti ai do të përfundoj në Gjykatën Ekonomike ndërsa të gjithë e dijm se ne nuk kemi një gjykatë të tillë. Kjo tregon se ky ligj është hartuar një grup njerëzish që nuk e njohin sistemin juridik të vendit tonë”, ka shtuar Smakiqi.

Ky ligj sipas avokatit Smakiqi do të krijoj pabarazi të mëdha ekonomike në treg dhe është poashtu një rrezik i madh për korrupsion masiv.

“Me krijimin e këtij fondi po krijohen hapësira që një grusht njerëzish, një bord mbikëqyrës dhe nja katër kryeshefa ta menaxhojnë të gjithë kapitalin e Kosovës dhe përveç që është kundër kushtetutës është e ide majtiste është edhe në kundërshtim me strukturën e themeleve të Republikës së Kosovës”, ka thënë mes tjerash avokati Xhevdet Smakiqi.

Si përfundim ky Fond është ide komuniste dhe si i tillë nuk i duhet aspak Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat