Konjufca për marrëveshjen e Ohrit: Nëse nuk nënshkruhet, është një letër pa vlerë

Aktuale

Konjufca për marrëveshjen e Ohrit: Nëse nuk nënshkruhet, është një letër pa vlerë

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 08:17
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se gjashtë pikat e marrëveshjes së Ohrit janë ndërtuar për Kosovën.

Konjufca ka thënë se pjesa bazike e marrëveshjes janë pikat në favor të sovranitetit të Kosovës.

“Unë mendoj se qasja që të dy shtetet duhet në mënyrë të pavarur dhe krejtësisht të shkëputur nga ndërlidhja e pikave të marrëveshjes së Ohrit, secila duhet të zbatojë pjesën e vetë, nuk është një plan që do të mund të ecë përpara. Ka shumë probleme, kryesisht se kush do të jetë i pari që do të bëjë hapin dhe në cilin drejtim. Ju duhet ta kuptoni që gjashtë pikat e para të marrëveshjes së Ohrit janë ndërtuar pikërisht për Kosovën. Dhe unë mendoj që kur ndërtohet një marrëveshje ndërkombëtare pikat e renditjes nuk janë të rastësishme. Do me thënë pjesa bazike, pjesa e parë e marrëveshjes janë pikat në favor të sovranitetit të Kosovës, për konsolidimin e mëtejshëm të sovranitetit të Kosovës.” – ka thënë ai.

Ndër të tjera, Konjufca në Zërin e Amerikës ka thënë se se pika e shtatë është në favor të Serbisë, teksa tha që nëse nuk nënshkruhet kjo marrëveshje atëherë është një letër e pavlerë.

“Pika që është vendosur në favor të Serbisë është pika e shtatë e marrëveshjes së Ohrit. Dhe aty thuhet Kosova e ka për obligim gjetjen e një forme të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë. Kjo nuk mund të bëhet nëse nuk vendoset në një pako të përgjithshme, që është marrëveshja e Ohrit, e cila nuk është nënshkruar nga Serbia. Bashkësia Ndërkombëtare po thotë që nuk ka lidhje që nuk është nënshkruar, por qeveria e Kosovës mendon që është thelbësore që kjo marrëveshje të nënshkruhet nga palët, ose nëse nuk nënshkruhet ajo është një letër pa vlerë.” – ka shtuar ndër të tjera kryekuvendari Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat