“Qeveri e mbrapshtë”, Demi: Më shumë ka qëndruar jashtë vendit Arbërie Nagavci se sa Donika Gërvalla

Aktuale

“Qeveri e mbrapshtë”, Demi: Më shumë ka qëndruar jashtë vendit Arbërie Nagavci se sa Donika Gërvalla

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 10:40
Agron Demi

Drejtori i Institutit GAP, Agron Demi, Qeverinë Kurti e ka quajtur qeveri të mbrapsht.

Ai ka bërë me dije se nga muaj tetor më shumë ka qëndruar jashtë vendit Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovaconit, Arbërie Nagavci, se Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Sipas tij, në një qeveria normale do të duhej të ndodhte e kundërta.

Në profilin e tij në “Facebook”, Demi ka shkruar se për këtë arsye Qeveria Kurti nuk ka sjell asnjë njohje deri me tani.

“Qeveri e mbrapshtë: ministrat që duhet me ndejtë e me punu brenda vendit kalojnë më shumë kohë në vizita zyrtare jashtë vendit; kurse Ministrja e Jashtme që e ka për punë me qëndru jashtë vendit merret me aktivitete koti brenda vendit. Sipas lajmeve të publikuara në uebfaqet e MASHT dhe MPJ, nga fillimi i muajit tetor, më shumë ka qëndru jashtë vendit Ministrja e Arsimit se sa Ministrja e Punëve të Jashtme . Për ate kjo qeveri se ka sjellë asnjë njohje, e arsimi vazhdon me degradu. Qeveri e re, praktikë e vjetër e zhvatjes së posteve publike për përfitime personale”, ka shkruar Demi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat