Dyshimet për shpëlarje të 1 milionë eurove, ky është inspektori i arrestuar i ATK-së

Aktuale

Dyshimet për shpëlarje të 1 milionë eurove, ky është inspektori i arrestuar i ATK-së

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, një nga të arrestuarit është zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës. Ata dyshohet se kanë kryer veprat penale “shpërlarje e parave” dhe “keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

Media ka mësuar përmes burimeve se zyrtari i ATK-së, që dyshohet për këtë rast është inspektori Besar Meha.

Siç njofton policia, vlera e parave të cilat dyshohet se janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive është mbi 1 million.

“Mitrovicë 2019-2023. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri zyrtar i ATK-së), të cilët dyshohen që në bashkëpunim kanë kryer veprat në fjalë. Vlera e parave të cilat dyshohet që janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive është mbi 1, 000.000 (një milion) €”, thuhet në njoftim.

I njëjti siç merr vesh Insajderi, ka qenë deri vonë inspektor në regjionin e ATK-së në Mitrovicë. Tash e një kohe është transferuar në Prishtinë, në një njësi që ka për mbikëqyrje tatim-paguesit e mesëm.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat