Kurti takohet me Scholzin në kongresin e SPD-së

Aktuale

Kurti takohet me Scholzin në kongresin e SPD-së

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 14:31
Foto nga takimi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, gjatë kongresit të Partisë Socialdemokrate.

Kurti tha se takimi me Scholzin ishte i frytshëm, teksa shprehu kënaqësinë e tij që po merr pjesë në kongresin e SPD-së gjermane.

“Kënaqësi të marr pjesë në kongresin e partisë SPD në këtë vit, ku pata një takim të frytshëm me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ku nënvizuam fuqinë e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe vizionin tonë të përbashkët si socialdemokratë që nxisin drejtësinë, përparimin dhe prosperitetin për qytetarët tanë”, shkroi Kurti.

Sipas kryeministrisë, Kurti do të qëndrojë për vizitë në Gjermani edhe nesër, ku do të takohet me mërgatën e Kosovës atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat