Përfundon Java Kundër Korrupsion 2023

Aktuale

Përfundon Java Kundër Korrupsion 2023

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 19:10
Foto ilustrim

Në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit, sot ka përfunduar Java Kundër Korrupsionit 2023. Me moton “Bashkë Kundër Korrupsionit”, Instituti i Kosovës për Drejtësisë, Iniciativa për Progres dhe Lëvizja Fol organizuan Javën kundër Korrupsion, aktivitet ky tanimë tradicional i koalicionit të organizatave të shoqërisë civile. Kjo javë u mbajt nga data 5 deri më 9 dhjetor 2023.

Gjatë kësaj jave, koalicioni i OJQ-ve publikoi raporte dhe organizoi aktivitete të shumta që kanë të bëjnë me parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Gjatë kësaj jave u trajtuan çështjet që kanë të bëjnë me reformën në sistemin e drejtësisë, ndjekjen, gjykimin dhe parashkrimin e korrupsionit, korrupsionin në prokurim publik, ndikimin e korrupsionit në integrimin e Kosovës në BE, kushtetutshmërinë e qeverisjes, ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë, deklarimin e pasurisë, tejkalimin e kompetencave nga ZKA, transparencën e Qeverisë dhe transparencën e ndërmarrjeve publike.

Po ashtu, gjatë kësaj jave u realizuan edhe aktivitete të tjera, si simulimi i seancës së Kuvendit për miratimin e një rezolute anti-korrupsion dhe performanca artistike për shënimin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

Gjatë Javës Kundër Korrupsion 2023. u organizuan tryeza të shumta për të diskutuar lidhur me çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Në këto tryeza morën pjesë akterë të shumtë të sistemit të drejtësisë dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese. Në aktivitetet e organizuara nga koalicioni i OJQ-ve gjatë kësaj jave, në asnjë rast nuk morën pjesë akterë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përkundër se ishin të ftuar. Përjashtimisht një rasti të vetëm, në këto evente nuk morën pjesë as deputetët e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat