Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt shpërndahen në burgje të tjera

Aktuale

Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt shpërndahen në burgje të tjera

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Tre të dyshuarit në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt, janë larguar nga Burgu i Sigurisë së Lartë dhe janë transferuar në burgje të tjera.

Kjo është konfirmuar për Klankosova.tv nga drejtori Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismajl Dibranit.

“Janë shpërndarë të gjithë të tre të dyshuarit në burgje të tjera”.

Dibrani, mes tjerash foli për pretendimet që është rrahur ai që është dorasi, Granit Plava, e për të cilin tha se ka pasë tentim sulm.

“Stafi ka ndërhyrë, ka qenë vetëm tentim, stafi ka ndërhyrë menjëherë”, ka thënë Dibrani për Klankosova.tv

Ai theksoi se të burgosurit nuk kanë kontakt mes veti, pasi dhomat janë njëshe.

“Të gjitha dhomat njëshe, nuk mund të vendosen më shumë se një person në dhomë”, ka theksuar Dibrani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat