Projektligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar mjekësor shkakton debat në Komision

Aktuale

Projektligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar mjekësor shkakton debat në Komision

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 12:55
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka shqyrtuar Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Kryetari i Grupit Punues Burim Meta, përmendi disa ndryshime që janë bërë.

“Ne kemi pasur edhe përkrahjen e organizatave ndërkombëtare dhe vendore që merren me shëndetin e gruas. Kemi pasur dy punëtori ku ka qenë edhe ministri i shëndetësi që ka propozuar disa çështje që kemi pranuar që të ndryshohen. Propozimit e Ministrit dhe Ministrisë i kemi përfshi në draft. Kemi edhe amendament e deputetëve që nuk kanë qenë të pranuar nga shumica e anëtarëve të grupit punues”.

“Deri me tani çka kemi hequr dhe shtuar si komponentë ka qenë sterelizimi i cili nuk përkon me emërtimin e këtij ligji. Ka qenë edhe te shëndeti prodhues kemi shkuar me fertelizmin e asistuar. Sterilizim është hequr se këtu kemi të bëjmë me krijim”, tha ai.

Deputeti i VV-së, Mirsad Shkreta, tha se në këtë Projektligj nuk duhet që disa propozime të votohen e disa jo, kjo pasi sipas tij, do të krijojë probleme në implementim.

“Ky ligj na ka ballafaquar për këtë arsye kemi pasur divergjenca dhe kemi pasur mos dakordancë edhe pse i kemi pasur qëllimet e mira nga gjithë propozuesit. Fillimisht është trajtuar gabimisht se si janë adresuar problemet. Koncepti neve vetëm sa na largon. Nëse hyjmë disa pjesë të amendamenteve i votojmë e disa jo ky ligj bëhet një mish-mash. Propozimi im është ose për ato propozime ose ato, nëse hyjmë me disa propozime e disa jo atëherë do të ketë problem në implemntim. Edhe ashtu siç është unë kam shqetësimet e mija në implementim”, tha ai.

Deputetja Albulena Reshiti tha se në këtë Projektligj janë marr shumë pak për bazë adresimet e profesionistëve.

“Unë mendoj që pas leximit të këtyre amendamenteve që ju keni punuar unë mendoj që duhet ende të punohet për këtë projektligj. Janë marr shumë pak për bazë adresimet e profesionistëve. Pasi është ndryshuar titulli pse nuk është ndryshuar edhe pjesa tjetër. Për shembull shkruhet individ, individi në këtë kontekst është i pa logjikshme sepse ju jap të drejtën të gjithëve më Kosovë pra edhe meshkujve, kjo mund të sjell  pasoja juridike që mund të thirren në të drejtat e njeriut shkelje të cilat mund të përfundojnë edhe në Gjykatën e Straburgut”.

“Ne po ndikojmë në mënyrë indirekte që ta ndryshojmë edhe gjenetikën për ato familje që nuk kanë mundësi të krijojnë fëmijë në mënyrë natyrale dhe me material gjenetik të tyre. Ju e dini qe edhe në dëgjim publik e përmendem se ku po i marrin këto dhurues qiftet tona. Thanë që po i marrin në Beograd, nga Ukraina, në Turqi, në Qipro e kështu me radhë. Pse të mos e krijojmë një mundësi, që me ligjin e tij e ka që mundësin që dhuruesi."

Kryesuesja e këtij Komisioni Fatmire Kollçaku, tha se pikërisht për ta rregulluar gjithë këto probleme që përmenden deputetët, që tani janë jashtë kontrollit është sjell ky Projektligj.

Deputeti i AAK-së Shemsedin Dereshaj, tha se nga ky debat është duke u parë pesha e këtij Projektligji.

“Nga ky debat po shihet pesha e këtij ligji, të debatohet kjo çështje në një shoqëri tradicionale është problematike. Nuk është e vërtetë që ky ligj i fut në kontroll spitalet private për fertelizim. Pajtohem që është problem me implementimin e këtij ligji”.

“Këtu e kemi një problem se me propozimet e dhëna, këtu duhet të dihet se a duam çiftëzim hetorolog a po jo, kjo është pikë. Unë mendoj që shuma ma lehtë është të kontrollohet banka e qelizave në vend, se sa të na ndodh imoportimi i qelizave nga vendet e tjera. Këtu duhet që të sillet komplet debati”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat