Familja Imeri i kërkon Kurtit dhe Osmanit të merren me këtë çështje, ja pse përmend SHIK-un dhe “partitë banda”

Aktuale

Familja Imeri i kërkon Kurtit dhe Osmanit të merren me këtë çështje, ja pse përmend SHIK-un dhe “partitë banda”

Nga: A.Zh Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 13:40
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Imeri, ka thënë se krerët e shtetit kanë ende shumë punë për të bërë.

Në një reagim në Facebook, kjo familje ka vlerësuar se liberalizimi i vizave erdhi si meritë e Vjosa Osmanit dhe Albin Kurti.

Ata kanë akuzuar SHIK-un dhe “partitë banda” se kanë përçarë shoqërinë në Kosovën, duke e sjellur buzë shpërbërjes vendin, përcjell Bota sot.

“Presidentja Vjosa Osmani dhe kryministri Kurti, kanë akoma shumë punë për të bërë.

Duhet të mendojnë gjithashtu ta pajtojnë shoqërinë e përçarë e vrarë nga SHIK-u dhe partitë banda që e sollën Kosoven buzë shpërbërjes.

Tash po afrohemi të lëvizim lirshëm drejt Evropës.

Duhet të theksohet se liberalizimi është meritë e krerëve të pa kriminalizuar dhe korruptuar të Kosovës: presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.

E kaluara kriminale e secilit duhet të gjykohet me qëllim që shoqëria dhe shteti të ketë mundësi të ecë drejt përparimit dhe integrimit”, shkruhet në postimin e familjes Imeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat